Partia në qeverisje AK e Erdoganit do të bëjë kërkesë zyrtare te autoritetet për zgjedhjet në Stamboll.
Kjo kërkesë vjen pasi zgjedhjet në Stamboll u kontestuan dhe opozita pretendoi se ka fituar. Rinumërimi në disa rrethe të qytetit më të madh të Turqisë do të kërkojë të tjera ditë, shkruan “Bloomberg”.
AK thotë se po kërkon përsëritje të zgjedhjeve, për shkak të parregullsive që janë hasur në proces zgjedhor. Më herët u deklarua se kandidati i Erdoganit ishte mundur nga kandidati opozitar, mirëpo rezultat i tillë s’po njihet nga partia e presidentit turk.
Refuzimi i Erdogan për të pranuar humbjen në Stamboll dhe presioni i partisë së tij për zgjedhje të përsëritur është dënuar nga kundërshtarët politikë.
Opozita shprehet se këta janë sulme të Erdoganit, në vazhdë të karakterit të një sundimtari. Më herët, deklaroi fitoren e Stambollit kandidati opozitar Ekrem Imamoglu.