Partey në gjyq për pë*dhunim, lojtari i Ganës refuzoi t’i jepte dorën gjatë Botërorit

Para ndeshjes Angli–Ganë ndodhi një episod që bëri bujë në rrjetet sociale. Gjatë përshëndetjeve tradicionale mes lojtarëve, Djed Spence refuzoi t’i shtrëngonte dorën Thomas Partey, duke kaluar pranë tij pa e përshëndetur.

Pamjet nuk u transmetuan drejtpërdrejt në TV, por u publikuan më vonë në internet dhe ngjarja u kthye në temë diskutimi pas ndeshjes. Në konferencën për shtyp, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, u pyet për incidentin, por u ndërpre nga një zyrtar i Federatës Angleze të Futbollit. Federata mbajti qëndrimin “no comment”, duke iu referuar procesit gjyqësor në vazhdim ndaj Partey. Edhe lojtarët e Ganës shmangën komentet, ndërsa vetë mesfushori nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Partey, aktualisht te Villarreali, u akuzua në korrik 2025 për 5 raste përdhunimi dhe një rast agresioni seksual. Në shkurt 2026 iu shtuan edhe dy akuza të tjera për përdhunim. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe gjyqi pritet të zhvillohet në qershor 2027.

The post Partey në gjyq për pë*dhunim, lojtari i Ganës refuzoi t’i jepte dorën gjatë Botërorit appeared first on Telesport.