Parma është gati të emërojë ndihmësin e Artetës, Carlos Cuestën, si trajner të ri

Në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Al Hilal, Simone Inzaghi foli për sfidën e re, por edhe për statusin e klubit të cilit i është bashkuar.

Po, ish-trajneri i Interit mund të ketë pasur vetëm katër seanca stërvitore me ekipin që kur u konfirmua emërimi i tij.

Dhe, po, debutimi i tij në stolin e Al Hilal vjen kundër fuqisë evropiane Real Madrid, në Kupën e Botës për Klube, në Miami, sot.

“Kam parë shumë ndeshje dhe ekipet këtu luajnë fort”, tha Inzaghi të martën.

“Ne kemi pasion dhe besim këtu dhe do të përpiqemi të japim më të mirën tonë. Ambicia jonë te Al Hilal është të jemi një nga klubet më të mira. Do të përballemi me Real Madridin dhe e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi gati për të”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/

The post Inzaghi para duelit me Real Madridin: Al Hilal ka pasion dhe vetëbesim, duam të jemi në mesin e më të mirëve appeared first on GazetaBlic.