Parlamenti i Cyrihut voton pro dërgimit të kamionëve për mbeturina në Kosovë

Postulati i FDP-së dhe PS-së mori një shumicë të qartë: Parlamenti e pranoi propozimin me 101 vota pro dhe 12 kundër

Qyteti i Cyrihut po e ndryshon flotën e tij të automjeteve për grumbullimin e mbeturinave, në automjete pa emetim të gazrave. Parlamenti i qytetit tani po propozon dërgimin e automjeteve të vjetra në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Parlamenti i qytetit të Cyrihut dëshiron të dërgojë automjete të vjetra për grumbullimin e mbeturinave në Kosovë. Këshilli i qytetit (ekzekutivi)  tani duhet të kontrollojë nëse këto dhe automjete të tjera komerciale mund të jepen falas ose me çmim të ulët.

Postulati i FDP-së dhe PS-së mori një shumicë të qartë në mbledhjen e së mërkurës, shkruan radiozentral.ch. Parlamenti e pranoi propozimin me 101 vota pro dhe 12 kundër.

Nënshkruesi i parë, Flurin Capaul (FDP), iu referua qytetit të Vinnytsia në Ukrainë në kërkesën e tij. Në qytetin në fjalë ishin dërguar disa tramvaje që qyteti i Cyrihut i kishte nxjerrë nga përdorimi.

Pse pikërisht në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë dhe jo edhe në qytete tjera? Një politikan nga Prishtina (nënkryetari i komunës, Alban Zogaj) i kishte pyetur kompetentët e Cyrihut në një udhëtim studimor nëse do të ishte e mundur një gjë e tillë, tha Capaul, përcjell albinfo.ch. Ai iu referua edhe diasporës së madhe kosovare në Cyrih. Marrëdhëniet janë të forta.

SVP kritikon vendin marrës, Kosovën, si “të korruptuar”

Duke qenë se qyteti i Cyrihut po kalon në automjete me emetim gazrash zero, ato ekzistuese do të hiqen. Administrata e qytetit të kryeqytetit të Kosovës vazhdimisht ka theksuar se zgjerimi i grumbullimit të mbeturinave është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të infrastrukturës, thuhet në deklaratë.

SVP e kundërshtoi aplikimin. Johann Widmer nga kjo parti e quajti Kosovën “shtet të korruptuar”, duke cituar Departamentin e Punëve të Jashtme (EDA) në Bernë. “Është gjithashtu i pakuptueshëm nxjerrja nga përdorimi i automjeteve të vjetra, me qëllim mbrojtjen e klimës, por nga ana tjetër lënia  e tyre që të lëvizin në vende të tjera”, ka thënë Widmer.

Beat Oberholzer (GLP) ka pyetur përse duhej të ishte pikërisht Prishtina. Ai kërkoi që të merren parasysh edhe qytetet e tjera. Postulanti Pascal Lamprecht (PS) e ka kundërshtuar të përmendurin. Këtë e ka bërë duke ju referuar edhe partneritetit mes Zyrihut dhe Prishtinës.

Propozimi u pranua i pandryshuar.

 

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.