Gazetari, Parim Olluri ka folur për garën e partive për zgjedhjet e 28 dhjetor.
Olluri ka vlerësuar se arma kryesore e VV’së që e ofron në fushatë është ‘’rrena’’, dhe se kjo parti nuk ofron plane e projekte sipas tij.
‘’Në asnjërën prej partive nuk ka entuziazëm të madh. Ekziston përshtypja që VV’ja po e bën garën më interesant. Cila mund të jetë arsyeja? Mendimi jem, PDK dhe LDK bazën kryesore e kanë te ekonomia, me këtë kartë çajnë përpara. VV po tingëllon më kreative, është për shkak se nuk ofron plane, projekte, por ofron rrena në fushatë zgjedhore, dhe normalisht kur ti si subjekt politik, rrenën e ki kryesoren, armën kryesore në fushatë zgjedhore, rrena është më e komentueshme se premtimi për rritje të pagave’’, ka thënë Olluri në Pressing në T7.














