Paratë e shtetit shkuan te komunat e VV-së. Vetëm 24 çerdhe u ndërtuan nga 160 të premtuara

160 çerdhet e premtuara të Albin Kurtit, qenë numër i tepruar.

Kështu e cilëson këtë premtim fushate të 2021-ës, drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli Nimani.

Mos realizimi i këtij premtimi, sipas saj, e dobëson dukshëm besimin e qytetarëve ndaj premtimeve elektorale.

Një ndër arsyet kryesore se pse nuk u përmbush dot ky premtim, sipas Nimanit, është marrëdhënia jo fort e mirë që kishte niveli qendror me atë komunal.

Për çka sipas saj, ka qenë mjaft e dukshme që trajtim më të veçantë kanë marrë komunat që në krye kishin kryetarë nga radhët e Vetëvendosjes.

Në anën tjetër, sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, zgjidhja më efektive do të ishte adoptimi i shkollave në kopshte.

Kësisoj, nuk do të merrte shumë kohë ndërtimi i tyre.

Nevojë më të madhe për të rritur numrin e çerdheve, vazhdon të ketë kryeqyteti.

Por që sipas deklarimeve nëpër media të ministres në detyrë të arsimit, Arbërie Nagavcit, ajo pretendonte që Komuna e Prishtinës ka neglizhuar lejet e ndërtimit të çerdheve.

Sipas Qehajës, edukimi parafillor duhet të jetë medoemos prioritet për qeverinë e ardhshme.

Njohësi arsimit pohon që po ashtu ka ulje të numrit të të rinjve të interesuar për të studiuar edukimin, e kjo thotë që ka ardhur si rezultat i mos promovimit dhe mos krijimit të kushteve adekuate për mësimdhënës nga institucionet qeveritare. /Klankosova.tv