Kjo javë do të sjellë mot kryesisht të vranët, me intervale me diell në disa rajone. Në orët e mëngjesit priten mjegulla që do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, veçanërisht në ultësira dhe pranë zonave ujore.
Nuk parashihen reshje, por temperaturat e ulëta mund të sjellin brymë, ndërsa në disa zona mund të ketë edhe krahnezë.
Këtë të hënë moti i vranët me intervale dielli. Temperatura minimale: -4 deri -2°C, maksimale: 5-8°C. Era kryesisht nga jugperëndimi, 1-4 m/s.
E martë: Vranësira me diell në intervale. Temperatura minimale: -6 deri -3°C, maksimale: 5-8°C. Era nga juglindja, 1-3 m/s.
E mërkurë: Mot i vranët me diell në intervale. Temperatura minimale: -4 deri -2°C, maksimale: 7-10°C. Era kryesisht nga juglindja, 1-4 m/s.
E enjte: Vranësira dhe diell në intervale. Temperatura minimale: -2 deri 0°C, maksimale: 7-10°C. Era nga jugperëndimi, 1-5 m/s.
E premte: Mot i vranët me intervale dielli. Temperatura minimale: -2 deri 0°C, maksimale: 7-10°C. Era e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.
Policia rrugore këshillon qytetarët të tregohen të kujdesshëm për shkak të mjegullës në mëngjes, veçanërisht në ultësira dhe pranë lumenjve.










