Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat pritet të shtohen gjatë ditës. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në orët e mbrëmjes.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-52 km/h.
Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C, njofton MeteoKosova. /Front Online/