Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se, ditën e nesërme do të ketë rritje të lehtë të temperaturave.

Në njoftim, bëhet e ditur se, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 22 gradë, ndërsa ato minimale do të jenë mes 3 dhe 5 gradë celsius.

Postimi:

E diel (26 prill)

Mot i ngjashëm me të shtunën ☀, por me rritje të lehtë të temperaturave maksimale, si pasojë e forcimit të insolacionit dhe vazhdimit të kushteve të qëndrueshme.

⛅ Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, për shkak të proceseve orografike dhe zhvillimeve të dobëta konvektive gjatë pasdites.

🌡 Temperaturat minimale: 3–5°C

🌡 Temperaturat maksimale: 19–22°C

🌬 Era: e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm