Për të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta ajrore, duke sjellur mot kryesisht të vranët si dhe reshje shiu e bore në shkallë vendi.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10 deri në 35 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C. /MeteoKosova/