Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme.
Sipas IHMK-së, kjo javë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.
“Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në shumicën e ditëve , të shoqëruara herë pas here me shkarkime rrufesh. Megjithatë gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, veçanërisht ne orët e mesditës”, thuhet në njoftim.
E hënë- Mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Vranësirat gjate ditës vende- vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Reshjet mund te shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.
E mërkurë- Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8/m/s.
E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat munde te sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.