Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Javën e ardhshme pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Kjo situatë meteorologjike është rezultat i ndikimit të disa qendrave të presionit të ulët, të cilat kanë përfshirë disa rajone të Evropës.

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Përveç kësaj, në periudha të kufizuara, parashihen edhe riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 7 deri në 14 gradë Celsius.

Moti ditën e hënë do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Moti ditën e enjten parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Ditën e premte do të mbretërojë moti i vranët dhe me intervale të shkurtra diellore. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -9 deri në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.