Parashikimi i motit për fundjavë, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme parashihet se do të mbajë mot me diell.

Sipas IHMK, të shtunën, më 07.06.2025, parashihet të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri 34gradë Celsius.

Ndërsa do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërsa, të dielën, më 08.06.2025, parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 e 34 gradë Celsius.

Po ashtu, në njoftimin e IHMK-së thuhet se të dielën do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s

Indeksi UV mbetet shum i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe pë një periudhë kohore, thuhet në njoftim.