Parashikimi i motit

Sot në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë ndërmjet 5 dhe 8 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.