Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHMK-së, në mëngjes do të ketë ngrica dhe vende-vende mjegull.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga -8 e deri në -5 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të lëvizin nga 1 e deri në 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 e deri në 8 metër për sekond.