Në Kosovë sot parashikohet një ndryshim gradual i motit, ndonëse temperaturat do të mbeten të larta.
Përveç nxehtësisë dhe erërave të ngrohta, gjatë ditës do të shfaqen vranësira të cilat në disa zona mund të sjellin rrebeshe të shkurtra shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30–31°C.
Gjatë natës, pritet të depërtojë një front i ftohtë, i cili do të sjellë rrebeshe shiu kryesisht në lindje të vendit dhe lokalisht në disa zona të tjera.
Si rezultat, temperaturat do të bien ndjeshëm, duke bërë që e hëna të jetë dukshëm më e freskët.