Sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17 – 20°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit. Moshat e shtyra, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar.