Parashikimi i motit

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.

Temperaturat minimale sillen nga 12 e deri në 16 gradë, derisa ato maksimalet nga 28 e deri në 32 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri 6 metër për sekond”, thuhet në njoftim.