Parashikimi i motit

Moti sot parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke bërë që në fusha barike të kemi ndryshime të mëdha.

Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që mbi vendin tonë të bie shi i percjellur me breshër dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperëndimit.