Parashikimi i motit

Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët, me reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës, ndërsa në zonat e larta malore pritet të paraqiten në formë të borës, kryesisht në mbrëmje.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.