Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

IHK njofton se sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohe.