,

Parashikimi i motit

Në Kosovë pritet përmirësim i motit. Parashihen intervale kohore me diell, megjithatë edhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat vetëm në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh krejtësisht të izoluar shiu. Temperaturat shënojnë rritje, por erërat mjaft të freskëta verilindore do të vazhdojnë të fryjnë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike. Temperaturat shënojnë rritje në tërë rajonin.

Për fundjavë edhe më ngrohtë. Do të kemi intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale më të theksuara orëve të pasdites. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë. Vetëm të dielën pasdite nga zhvillimet e vranësirave mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në disa vise të Republikës së Kosovës, shklruan Meto Ballkan.

Nga java e ardhshme rikthehen rrebeshet pranverore, fillimisht në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, pastaj edhe në disa zona të Shqipërisë.

Related Posts