Humbja e Barcelonës ndaj PSG në Champions League ka habitur shtypin spanjoll, i cili provoi superioritetin e kampionëve të Europës, pavarësisht mungesave të shumta. “Versioni i realitetit” titullon “Marca”, duke theksuar se entuziazmi blaugrana u shua përballë stabilitetit të parizienëve:
“Nuk ishte një ndeshje e keqe e Barcelonës, por skuadra e Luis Enrique e vuri nën presion, duke zbutur optimizmin që mbizotëronte te katalanasit. Kjo bëhet edhe më e dhimbshme duke konsideruar se PSG nuk luante me formacionin e vet më të mirë”.
“Mundo Deportivo” e quan “një humbje të egër”, duke theksuar se katalanasit humbën mundësinë për të mposhtur kampionët në fuqi dhe lanë ndjesinë e një hapi pas në sfidat europiane. “As” e përshkruan ndeshjen si “kurs magjistral i PSG”, ku forca fizike dhe vazhdimësia e lojës e thyen Barcelonën pas një ore: “Një spektakël i madh, por blaugranët ishin në vështirësi prej kohësh”.
Debati vazhdoi edhe në TV. Në “El Chiringuito”, një gazetar tha se Barcelona dominoi 30 minutat e para, por prezantuesi Pedrerol kujtoi: “Tri gjuajtje në portë nuk mjaftojnë”. Një opinionist shtoi: “Barça humbi ndaj PSG B”.
The post Paraqitja e Barçës kritikohet në Spanjë: E mposhti PSG B, ky është realiteti i hidhur appeared first on Telesport.








