Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më shumë se tre ditë që ka dalë nga funksioni dhe është i pa qasshëm për publikun.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP)përmes një postimi publik njofton të gjithë Operatorët Ekonomik dhe Autoritetet Kontraktuese se, për arsye të problemeve teknike, Sistemi i Prokurimit Elektronik është i pa qasshëm nëpërmjet linkut https://e-prokurimi.rks-gov.net.
“Prandaj, në pajtim me RROUP, paragrafi 33.14, KRPP do të ndërmarrë veprimet teknike në sistemin e prokurimit elektronik – duke bërë ndalimin e hapjeve të ofertave për të gjitha aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes 04/03/2025 dhe do të obligojë të gjitha AK-të që të veprojnë në pajtim me RROUP, paragrafi 33.14 dhe nën paragrafët përkatës për të bërë zgjatjen e afateve për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve për të gjitha aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes 04/03/2025. Aplikimi i ndalimit të hapjes së ofertave dhe zgjatjes së afatit për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve për aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes së ofertave në datat e tjera përveç datës 04/03/2025, do të jetë në varësi të kohëzgjatjes së problemit teknik. Gjithashtu, në varësi të zgjatjes së problemit teknik, do të merret vendim edhe për zgjatjen e afateve kohore që kanë të bëjnë me kërkesa për rishqyrtim, ankesa apo çfarëdo veprimi të ndër lidhur me afate kohore të caktuara.
Lidhur me rregullimin e problemit teknik dhe veprimet që do të ndërmerren, KRPP do të mbajë të informuar të gjithë OE, AK-të dhe palët e interesuara” thuhet në njoftim.