Paralizohen’ qytetet më të mëdha të Serbisë, shoferët ndalin veturat në mes të rrugës – refuzojnë të lëvizin

Bllokada trafiku u organizuan në disa qytete në Serbi këtë mëngjes për shkak të brutalitetit policor gjatë protestave të mëparshme.

Solidaritet i papritur erdhi nga shoferët në Beograd të cilët refuzuan të kalonin nëpër rrugë pavarësisht se policia e zhbllokoi atë.

Sipas organizatorëve, protesta është përgjigje ndaj dhunës në rritje të autoriteteve dhe partisë së Aleksandar Vuçiqit dhe një thirrje për drejtësi, si dhe respektim të të drejtave qytetare, raportojnë mediat serbe.

Për këtë arsye, studentët u bënë thirrje qytetarëve të dalin në protesta sot dhe që Beogradi, Novi Sadi, Nishi dhe Kragujevaci të bllokohen.

Raportohet se bllokada zyrtare në Beograd filloi në orën 7 të mëngjesit, dhe në një nga vendet, Xhandarmëria Serbe largoi një pjesë të turmës nga rruga në mënyrë që automjetet të mund të kalonin.

Megjithatë, si shenjë mbështetjeje, shoferët nuk vazhduan të ngasin, duke bllokuar plotësisht rrugën.

 

The post Paralizohen’ qytetet më të mëdha të Serbisë, shoferët ndalin veturat në mes të rrugës – refuzojnë të lëvizin appeared first on Kosovapost.net.