,

Paralajmëron Xhavit Haliti: Macroni nuk ishte i dehur, dha mesazh të qartë për vizat, Kurti ta mendojë mirë!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se mund të merren masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk sillen me përgjegjësi, këtu duke përmendur dhe çështjen e vizave.

Ai ka thënë se mendon që marrëveshja e Brukselit që njihet si propozimi “franko-gjerman” është rruga e duhur.

E kjo thirrje e kreut të Francës, për deputetin e PDK-së, njëherit dhe zëvendëskryetar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Xhavit Halitin është një paralajmërim për Qeverinë e Kosovën.

Ai thotë se kjo tregon që masat mund të shtohen në rast se nuk i realizojnë kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Paralajmërimi i Presidentit Macron, është një paralajmërim i cili ka për qëllim që t’ua qet në mend Qeverisë së Kosovës, kryeministrit të Kosovës që masat të cilat po kërkonin të hiqen, nuk hiqen por të shtohen në qoftë se nuk i realizojnë kërkesat”, tha ai për Front Online.

Deputeti Haliti në një intervistë për Front Online kërkon nga kryeministri Kurti të mos veprojë për t’i penalizuar qytetarët e Kosovës.

“Pra, për këtë kosovarët në përgjithësi dhe qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë shumë me hulumtu se kush ka faj dhe kush është përgjegjës në qoftëse ndodh kjo. Unë kisha ftuar Qeverinë e Kosovës, kryeministrin në veçanti që mos të veprojë për të mbetur fajtor dhe për ta penalizuar popullin e Kosovës”, tha ai për Front Online.

Deputeti Xhavit Haliti për Front Online thotë se nëse ndodh rishqyrtimi i vizave për Kosovën, atëherë përgjegjësi dihet.

Ai thotë se mesazhi i presidentit francez Macron duhet të merret me shumë seriozitet ngase ai nuk i ka bërë këto deklarata në gjendje të dehur.

“Mesazhin nuk e ka bërë kokë më vete, nuk e ka bërë i dehur, por vendet e BE-së, e transmetojnë përmes dikujt që ka ndikim, që mund t’i besohet në atë që i thotë. Shpresoj të mos ndodh, por nëse ndodh, atëherë përgjegjësi dihet se kush janë”, tha ai për Front Online.

Ai thotë se Franca ka rëndësi të madhe në BE.

“Në qoftë se ai futet në procedurë në institucionet evropiane atëherë me siguri që do të varet nga diskutimet në Këshillin Evropian dhe nga vendimet që i marrin, por unë po besoj që zotëri Macron nuk flet siç flasim ne si politikanë të një vendi më të vogël që nuk ka përgjegjësi në arenën ndërkombëtare. Franca është një ndër shtetet kryesore të Bashkimit Evropian, dhe mos të themi që është shteti më i madh në Bashkimin Evropian, është tepër i rëndësishëm”, tha ai për Front Online.

Deputeti Haliti: Kosova ka mbetur vrimë e zezë mes ishullit

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti për Front Online tha se Kosova ka mbetur si vrimë e zezë, mes ishullit.

Ai thotë se nëse do të pezullohej liberalizimi i vizave, Kosova do të kishte humbje në shumë aspekte.

“Për Kosovën do të thotë humbje kohe, humbje të ndihmave që vijnë nga Bashkimi Evropian, pamundësi të rinisë studentore për të dalë lirshëm në Bashkimin Evropian dhe për të studiuar në Universitetet e mira, kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve që njëri ndër veprimet që bëhet në të gjitha shtetet demokratike të Evropës. Kosova ka mbetur vrimë e zezë në mes të këtij ishulli, por të shohim se si do të veprojë kryeministri. Unë mendoj që kryeministri do të duhej të mos e lë Kosovën përgjegjëse, Serbia le të bëjë çfarë të dojë”, tha ai për Front Online.

Paralajmëron Xhavit Haliti: Më 4 shtator fillon beteja politike, do të flasim në Kuvend për çështjen e librave

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë për Front Online thotë se më 4 shtator do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Ai thotë se në këtë seancë do të flasin për çështjen e librave.

“Kuvendi është institucion politik, vendimmarrës, dhe është institucione që miraton ligje. Çështje që janë ngritur kemi një debat tani sa i përket librave, i cili është kërkuar seancë të jashtëzakonshme që do të mbahet më 4 shtator, dhe këtu fillon beteja politike me pozitës dhe opozitës. Unë uroj që pozita dhe opozita në Kuvend të jenë për Kosovën në front të përbashkët, por për betejën politike të jenë të qartë për të dyja palët”, tha ai për Front Online.

Xhavit Haliti: Zgjedhjet në veri të mbahen, Asociacioni është obligim

Për shtensionim të situatës në veri të vendit, kryeministri Kurti është dakorduar me Bashkimin Evropian që të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Pas kësaj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, po përgatit një udhëzim administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit.

Zgjedhjet atje, po i përkrah deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ai në një intervistë për Front Online thotë se zgjedhjet e Asociacioni janë çështje për të cilat Kosova e ka obligim për t’i plotësuar.

“Po patjetër duhet të mbahen zgjedhjet në veri. Asociacioni është çështje e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe është obligim të cilin edhe Bashkimi Evropian edhe SHBA-ja e ka kusht, dhe është njëri ndër kushtet që duhet t’i plotësojë Kosova për të mos u zbatuar kjo që ka thënë edhe zotëri Macron”, u shpreh ai për Front Online.

Mbajtjen e zgjedhjeve në veri po e kërkojnë edhe nga Bashkimi Evropian.

“Edhe pse zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune të prillit 2023 të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ne kemi qenë shumë të qartë se për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët ato nuk ofruan një zgjidhje afatgjate. Prandaj, është e rëndësishme që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte, të organizohen sa më shpejt”, u shpreh Peter Stano, zëdhënës i BE-së për Front Online.

Related Posts