Paralajmërohet protestë për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

Të dielën, më 15 qershor, në fshatin Muçivërc, është paralajmëruar një protestë për të kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu.

Ai u arrestua nga autoritetet serbe dhe u dërgua në paraburgim për një muaj nën akuzën se ka qenë pjesë e njësitit policor gjatë sulmit në Banjskë, transmeton Klankosova.tv.

Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht, si dhe kanë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallime partiake, dhe përfaqësuesit lokalë të bashkohen për t’u bashkuar në protestë.

 

The post Paralajmërohet protestë për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu appeared first on Kosovapost.net.