Paralajmërohet kolonë për të hënën në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Qendra e Menaxhimit Kufitar e Kosovës ka njoftuar se një shoqatë e transportuesve e Maqedonisë së Veriut do të organizojë një protestë të hënën, me fillim nga ora 12:00.

Si pasojë e kësaj proteste, bëhet e ditur se do të ketë ndalim të qarkullimit për transportuesit e mallrave.

“ Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në një njoftim