Paralajmërohen vërshime në Kosovë: Mund të ketë përmbytje dhe rrëshqitje dheu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë tërë ditës së mërkurë në Kosovë do të ketë reshje shiu, madje në disa qytete edhe breshër.

IHMK’ja tutje thekson se reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.

“Pika më e hershme e parashikuar për vërshime të mëdha është raportuar për ditën e sotme”. Duke treguar probabilitet mesatar deri të lartë të intensitetit të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta si dhe përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

“Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehtë të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, përfundon njoftimi.

Related Posts