Mike Tyson ka siguruar TMZ që ai do të përpiqet të rrëzojë Roy Jones Jr. në ring, më 12 shtator, pasi mentaliteti i tij është “kërko dhe shkatërro”.
Legjenda e boksit mbron kështu veten nga ata që thonë se nuk do të jetë një duel i vërtetë, por një shfaqje për të fituar para.
Pas një seance stërvitore në Los Angeles, u shfaq Tyson tepër ambicioz. “Por pres të rikthej lavdinë time. A do ta hedh në tapet? Nëse do të kem mundësi, do të jem aty për ta shfrytëzuar.”
Tyson gjithashtu iu përgjigj legjendës së boksit, George Foreman, i cili kohët e fundit ishte i shqetësuar se dy boksierët mund të lëndohen rëndë më 12 shtator:
“Mos u shqetësoni për ne. George nuk u shqetësua se do të lënduar kur u rikthye në ring.”
Foreman doli u tërhoq kur ishte 28 vjeç, pas 10 vjetësh, ai pati një kthim legjendar në moshën 38-vjeçare. Ai u bë kampion i peshave të rënda kur ishte 45 vjeç para se të tërhiqej përfundimisht në moshën 48-vjeçare në vitin 1997. Tyson thotë se të dy, ai dhe Jones, e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë.
“Ne jemi të dy profesionistë. Ne e dimë se si ta trajtojmë veten”.