Paralajmërimi i qartë për Salah: Askush nuk do ta kujtojë atë, ashtu siç nuk e kujtoj më Messin

Pak ditë më parë, Mohamed Salah zyrtarizoi largimin e tij nga Liverpool në fund të këtij sezoni, edhe pse kontrata i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm. Egjiptiani ende nuk e ka zbuluar destinacionin e tij të ri, por një nga pistat që po përmendet shumë ditët e fundit është transferimi drejt MLS-së.

Megjithatë, në rast se Salah vendos të shkojë në MLS, rrezikon shumë të harrohet shpejt si lojtar. Të paktën kështu mendon trajneri i kombëtares së Egjiptit, Ibrahim Hassan, i cili ka dalë publikisht kundër transferimit të Salah në MLS, duke argumentuar se një lëvizje e tillë do të çonte në zhdukjen e tij në errësirë.

“Personalisht, do të preferoja që ai të qëndronte në Evropë. Kam dëgjuar për oferta nga PSG, Bayern Munich dhe disa klube nga Serie A.

Një transferim në MLS? Atëherë Salah do të ishte shumë larg vëmendjes. Askush nuk do ta kujtojë më atë, ashtu siç nuk e kujtoj unë Lionel Messin; as nuk përpiqem ta shoh kur luan atje”, tha Hassan për “On Sports”.

Ndërkohë, vëllai binjak i trajnerit të Egjiptit shtoi se në rast se nuk ka oferta në Europë, do ishte më mirë për të të transferohej në Arabinë Saudite, aty ku ka emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo.

“Nëse ai nuk merr oferta nga Evropa, një transferim në ligën saudite do të ishte një opsion i mirë, veçanërisht me emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo,” tha Hossam Hassan.

The post Paralajmërimi i qartë për Salah: Askush nuk do ta kujtojë atë, ashtu siç nuk e kujtoj më Messin appeared first on Telesport.