Paralajmërimi i Bashës për Ramën: Koha e fjalëve mbaroi, herën tjetër…

“Koha për fjalët po mbaron”. Ishte ky mesazhi që i dërgoi drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të protestës së opozitës së të dielës. Nga selia e PD-së, Basha tha se tani nuk ka më vend për fjalë, pasi situatën do ta marrë në dorë populli.

“Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju. E gjithë bota e di se ky është një pushtet i marrë me dhunë. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se mund të pranojmë pushtet të marrë me dhunë, por ju duhet ta lini popullin të flasë me votë.

Lëre popullin të flasë me votë të lirë e të ndershme, ti që duhet të kishe ikur me qindra herë ose ndryshe do të nxjerrë jashtë populli në protestën e ardhshme. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak sesa të lejohet sovrani të flasë me votë. Pranoje sot ose në protestën e ardhshme do të jetë sovrani që do të flasë” – tha Basha.