Paralajmërim: Vehbi Kajtazi përgjigjet me video ndaj 50 spiunëve

Gazetari Vehbi Kajtazi do t’u përgjigjet të martën 52 të dyshuarve si spiunë të një agjencie ilegale të spiunazhit.

Kajtazi, në një adresim përmes videos, zbulon prapaskenat e një rrjeti ilegal të spiunazhit që ka vepruar në territorin e Kosovës.

Pjesë e kësaj strukture ka qenë edhe foto-reporteri Vudi Xhymshiti, i cili në prag të përfundimit të procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, ka iniciuar një fushatë akuzuese ndaj tyre.

Vetë Xhymshiti figuron pjesë e shërbimit ilegal të spiunazhit, për të cilin ekzistojnë fakte të cilat do t’i zbardhë Kajtazi të nesërmen.

Video-materiali publikohet në platformat e Paparacit në Facebook dhe Youtube. /Paparaci.com