Paradite u paralajmërua urdhër-arrest ndaj tij, Egzon Azemi del para gjyqit pasdite

Egzon Azemi është paraqitur në seancën gjyqësore, që akuzohet për rastin e kanosjes së një prokurori e një gjyqtari special, vetëm pasdite.

Paradite, gjyqtari paralajmëroi lëshimin e një urdhër-arresti ndaj deputetit të Vetëvendosjes për shkak të mungesës në gjykatë.

Azemin akuzohet së bashku me Arlind Manxhukën, Qerim Elshanin dhe Edi Zenelajn për kanosjen ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe ish-prokurorit, Afrim Shefkiu.

Ai u paraqit pasdite në gjykatë, sipas një fotografie që publikoi në rrjetin social Instagram.

“Po gjykohemi se reaguam kur u lirua terroristi serb Dejan Pantiq”, shkroi ai në postim.