“Amerika është e para”, ky ishte sllogani i cili vazhdimisht e ka përcjellur presidentin aktual Donald Trump.
Presidenti Donald Trump ka rënë dakord të ndalojë vendosjen e tarifave 25 % ndaj Kanadasë dhe Meksikës për 30 ditë, duke tërhequr fqinjët e SHBA-ve nga pragu i një lufte tregtare potencialisht të dëmshme.
Pas telefonatave të minutës së fundit me Trump, kryeministri kanadez Justin Trudeau ra dakord të përforconte kufirin e vendit të tij me SHBA-të për të shtypur migrimin dhe rrjedhën e drogës vdekjeprurëse fentanil.
Më herët, Trump bëri një marrëveshje me presidenten meksikane, Claudia Sheinbaum.
Ajo ra dakord të përforconte kufirin verior me trupa. Në këmbim, SHBA-të do të kufizonin fluksin e armëve në Meksikë.
Pas kërcënimeve të Trump, Kolumbia ka pranuar të riatdhesojë emigrantët e dëbuar nga SHBA.
Po shtu edhe Venezuela ka pranuar t’i lirojë 6 pengje amerikane, ku i dërguari presidencial për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, shkoi dhe i mori.
Danimarka është e gatshme të lejojë SHBA-të të rrisin praninë e tyre në Groenlandë, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen ndërsa kërkon të frenojë një krizë diplomatike në përshkallëzim me administratën Trump për ishullin më të madh në botë.