Para një jave LLadrovci i “druhej” Limajt për koalicion me VV-në: Është mjeshtër i përfitimit

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci në një intervistë para një jave, i druhej se Limaj mund të shkoj në koalicion me VV-në, sepse sipas tij Limaj është mjeshtër i përfitimit në grup.

Limaj sot s’e mohoi se mund të bashkëpunoj me këdo.

Çka thoshte Lladrovci?

“Mund të ketë asi që iu kanë bashkëngjit z.Ramush Haradinaj dhe e kanë dëmtuar. Është z.Limaj bashkë me një grup të tij dhe kam frikë se do ta lënë në rrugë Ramush Haradinaj dhe ti bashkohen Kurtit nëse i duhen numrat. Fatmir Limaj është mjeshtër i përftimit në grup. Ta zëmë nëse Nisma i ka marrë 25 mijë vota në nivel vendi ato vota asnjë se merr AAK i merr vetëm Nisma, dhe mund t’i ketë 4 deputetë dhe ata mund t’ia kthejnë shpinën Haradinajt kurdo”, tha Lladrovci në Klan Kosova.

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara