Këngëtari amerikan Justin Bieber pati një debat të ashpër me paparacët që e takuan në Malibu.
Videoja po qarkullon në rrjetet sociale dhe shumë fansa janë të shqetësuar për shëndetin e tij mendor.
Para së gjithash, ai u tha atyre të largoheshin prej tij dhe të mos e pyesnin më: “Çfarë ke?”. Ai shtoi se nuk ka frikë të vendosë kufij dhe u kujtoi atyre se janë në pronë private.
“M’u largoni nga fytyra, largohuni nga makina. Nuk kam frikë të vendos barriera. Jeni në një pronë private”, u thoshte ai atyre.
“Jam baba i një djali. Kam një familje të vërtetë. Do të vendosim sot barriera”, u thoshte artisti atyre.
Paparacët u mbrojtën duke thënë se po qëndronin në një zonë publike dhe kishin të drejtë t’i bënin pyetje.
Për një moment njëri nga paparacët madje i uroi atij për Ditën e Babait, një urim të cilin artisti i hitit “As long as you love me” nuk e pranoi.
Reagime të shumta pati në komente pas këtyre pamjeve, me shumë të shqetësuar për mirëqenien e artistit.