Papa Leo XIV do të mbajë sot Meshën e parë

Përderisa ende nuk kanë kaluar 24 orë që kur tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistinë, duke treguar se ishte zgjedhur një papë i ri, Papa Leo XIV do të mbajë Meshën e tij të parë në orën 11:00.

Papa Leo XIV,  është amerikano-veriori i parë që është zgjedhur si udhëheqës i Kishës Katolike. Në fjalimin e tij të parë të mbajtur si Papë, ai foli në anglisht, spanjisht dhe italisht duke përçuar mesazh për “paqe dhe unitet”

Katolikët dhe liderë nga gjithë globi janë duke vazhduar të ndajnë urimet për papën e ri, përfshirë edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi zgjedhjen e tij si një “nder të madh”.