Papa Leo përsërit thirrjen e tij për “një ditë paqeje, të paktën për Krishtlindje”

Papa Leo XIII ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim në Ukrainë, të paktën në Ditën e Krishtlindjeve.

Duke folur me gazetarët, Papa theksoi: “E përsëris thirrjen time për të gjithë njerëzit vullnetmirë: që të kremtohet një ditë paqeje, të paktën në ditën kur lindi Shpëtimtari. Që të jetë një ditë paqeje për të gjithë botën.”

Mediat e huaja shkruajnë se Papa shprehu trishtimin e tij të thellë që Rusia, me sa duket, në ditët e fundit nuk e ka pranuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje.