Papa dënon “barbarinë” e lu*ftës në Gaza, pasi 73 persona u vr*anë derisa po prisnin për ushqim

Papa Leo XIV ka dënuar “barbarinë” e luftës në Gaza dhe “përdorimin pa dallim të forcës”, ndërsa ministria e shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 73 palestinezë ishin vrarë duke pritur në radhë për ushqim.

Ministria tha të dielën se viktimat ishin vrarë në vende të ndryshme, kryesisht në Gazën veriore, shkruan The Guardian, transmeton kk.

Ajo tha se 67 nga të vdekurit ishin vrarë nga zjarri izraelit ndërsa prisnin kamionët e ndihmës së OKB-së që hynin përmes pikës kufitare veriore të Zikim me Izraelin.

The post Papa dënon “barbarinë” e lu*ftës në Gaza, pasi 73 persona u vr*anë derisa po prisnin për ushqim appeared first on Kosovapost.net.