Panduri shpalosë detaje nga sondazhi i fundit: VV bie 5%, PDK rritet deri në 3%

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, moderatori i këtij emisioni Ermal Panduri, ka treguar detaje interesante nga sondazhi i fundit.

“Sipas matjeve të fundit VV bie 5%, PDK rritet deri në 3%, por ka rënie edhe të partive të tjera politike”, ka thënë Panduri, përcjell Demokracia.com.

Ndër të tjera, analisti Astrit Gashi ka thënë se letra e e ish-kryeministrit, Albin Kurtit ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] është “dashakeqëse ndaj LDK” dhe nuk është “ftesë për koalicion”. Ai shtoi se letra e tretë e dërguar direkt nga Kurti tek Abdixhiku ka synim përçarjen e brendshme të LDK-së.

“Letra e Kurtit ndaj Abdixhikut është letër dashakeqëse ndaj LDK-së. Nuk është letër ftesë për koalicion por letër  e cila ka synim përçarje të brendshme  të LDK-së. Letër që duhet hap rrugën për një koalicion që Kurti po thotë se nuk është I interesuar për koalicion. Është thikë me dy teha.  LDK-ja ka të drejtë që spo ngutet se si me u përgjigj, pasi që është kurth. Kurth i ngritur ndaj LDK-së dhe varet nga përgjigja e tyre, se a do jetë Albin Kurti fitimtar nga përgjigja e tyre. Kjo letër, ngjason me 2019, ku LVV-ja bënte debat publik a do me garu LDK-VV, dhe e ka pru punën ashtu, ku Kurti ia lshoj vendin Osmanit. Kjo i ka ndihmuar shumë VV-së”.