Pandiani kujton përplasjen e tij të fortë me CR7: Ishte tip arrogant, shumë i pakëndshëm

Walter Pandiani ka qenë një nga sulmuesit më të njohur të futbollit spanjoll. Nofka e tij, “El Rifle”, e tregon qartë se si ishte ai si lojtar. Dhe pikërisht kjo qasje e çoi disa herë në përplasje me kolegë të fushës së blertë. Kjo ndodhi, për shembull, edhe me Cristiano Ronaldon, i cili gjithashtu nuk ishte nga ata që heshtnin lehtë.

Ngjarja ndodhi kur ai mbronte fanellën e Osasunës, ndërsa portugezi atë të Real Madridit. Një episod që tani Pandiani e ka kujtuar gjatë një interviste për “Diario AS”:
“Njerëzit në ‘El Sadar’ (stadiumi i Osasunës) janë shumë të zjarrtë, e fishkëllyen dhe ofenduan Cristianon që nga momenti kur doli për nxemje. Kjo e nervozoi dhe gjatë provës së goditjeve të dënimit, e gjuante topin për t’i qëlluar tifozët. Për këtë arsye ndeshjen e nisi mjaft i irrituar”.

Tensión entre Pandiani y Cristiano

Më tej vazhdoi: “Në një faull në favor të Real Madridit, Cristiano shtyu shokun tim Camuñas dhe unë shkova ta mbroja. E shtyva dhe ai më pyeti se kush isha dhe sa paguhesha. Përplasja vazhdoi në tunelin e stadiumit me të dhe Sergio Ramos. Unë isha shumë i zemëruar, edhe ata gjithashtu. Nuk më pëlqeu aspak sjellja e tij. Ishte tip arrogant.

Si golashënues ishte i jashtëzakonshëm, por sjellja e tij linte shumë për të dëshiruar. Më pas doli Mourinho duke thënë se unë kërkoja publicitet falas, kur kisha 11 vite që luaja në La Liga. Ishte shumë e pakëndshme”.

The post Pandiani kujton përplasjen e tij të fortë me CR7: Ishte tip arrogant, shumë i pakëndshëm appeared first on Telesport.