Shqipëria ka qenë sot në qendër të vëmëndjes globale si vend i nderit sa i takon turizmit në Panairin e ITB Berlin 2025.
Për panairin ishte krijuar një video përshëndetëse me anë të Inteligjencës Artificiale. Me zërin e kryeministrit Edi Rama në disa gjuhe europiane u shfaqën pamje që ofron në realitet Shqipëria.
Në një konferencë për shtyp oara çeljes së Panairit, Kryeministri Rama u ndal te arritjet turistike në Shqipëri.
“Bazuar në kartën e turizmit të kombeve të bashkuara, deri më tani Shqipëria është vendi më me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë dhe po kështu kemi dhe aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë deri më tani”, tha Rama.
Rama u pyet për qëndrimet afatgjata të turistëve në Shqipëri, duke evidentuar edhe domosdoshmërinë e linjave tokësore dhe linjat e trageteve me Italinë.
“Jam tejet e i bindur që ashtu siç po ndodh sot, do të rritet edhe më shumë, me më shumë zviceranë, me më shumë gjermanë, me më shumë izraelite, me më shumë turistë të Evropës veriore që do të vijnë tek ne për bukuritë e maleve, për kënaqësinë e jashtëzakonshme të ngjitjes në to, për bukuritë e aventurave të tjera, rafting në lumenj, e kështu me radhë. Shqipëria ka për këdo një vend. Është një vend shumë i vogël, por ndryshe nga Zvicra është më i larmishëm”, deklaroi kryeministri.
Edi Rama u shpreh se së shpejti do të hapet një aeroport i ri përballë ishullit të Korfuzit.
“Kemi mjaft kompani ajrore që kanë ardhur dhe shumë të tjera që do të vijnë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti shpresoj shumë do të kemi edhe Katar AirËays, po kështu kemi fluturime edhe nga Emiratet dhe Arabia Saudite. Kështu që, pak a shumë kur të doni të vini në Shqipëri ka shumë mënyra. Po kështu, kemi një aeroport mjaft të lirë”, tha kryeministri.