Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, është sulmuar të premten në mesditë nga qentë endacakë.
Siç raporton PortaliMagazina.com, Komoni po shkonte në një klinikë tjetër për konsultime kur i janë turrur një tufë e qenëve duke e kafshuar në pjesë të ndryshëm të trupit.
Fotografitë që raportohet se janë të rastit në fjalë, tregojnë gjendjen e rëndë në të cilën ka përfunduar Drejtori i Neurologjisë, i cili ka marr trajtim shëndetësor dhe po vazhdon ende të kurohet.
Prezenca e qeneve endacakë ka shtuar edhe më shumë pasigurinë e stafit shëndetësorë në QKUK të cilët janë të rrezikuar sa herë që dalin nga klinikat ku ata punojnë.