Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në pasditen e së enjtes, në kryeqendrën e Kosovës.
Në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë, katër persona janë plagosur, e më pas dy prej tyre kanë ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Para se të mbërrinte policia dhe autoambulancat në trotuaret e një ndërtese në lagjen e Spitalit kanë qëndruar të shtrirë persona të përgjakur nga goditjet me armë zjarri.
Ndërkohë që është filmuar edhe dorasi duke e qëlluar njërin nga viktimat. Motivet e tragjedisë thuhet se kanë të bëjnë me çështje pronësore.
Një person, që është parë në pamjet amatore duke gjuajtur me armë zjarri, është arrestuar.
Arrestimin e tij e ka bërë një polic, i cili ishte jashtë detyrës në momentin kur kishte ndodhur krimi.
Në pamje shihet personi i plagosur, dhe dy armë afër tij.
https://streamable.com/iq0t2
https://streamable.com/05ofj