Pamje të rënda/Adoleshentin shqiptar e rrahin një grup të rinjësh

Policia është vënë në alarm për identifikimin e disa të rinjve që janë filmuar duke rrahur barbarisht një bashkëmoshatar të tyre. Videoja me pamje të rënda iu është shpërndarë 6 komisariateve në Tiranë, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, por nuk përjashtohet mundësia që të këtë ndodhur në ndonjë qytet tjetër.

Në videon e siguruar nga News24 dhe BalkanWeb duket një adoleshent i rrethuar nga një grup djemsh që e godasin njëri pas tjetrit në fytyrë dhe në trup dhe e detyrojnë të thotë fjalë të turpshme, denigruese.

Djali qan me ngashërim, ndërsa djemtë e godasin me shqelma. Në pamje nuk shfaqen në mënyrë të dukshme fytyrat e agresorëve, duke vështirësuar identifikimin e tyre nga policia. Nuk është e qartë koha kur ka ndodhur ngjarja, pasi nuk është bërë i mundur as identifikimi i djalit që ka rënë pre e bulizmit.

https://youtu.be/etZMwfyVaqs