Buddy McGirt, trajneri i boksierit rus Maxim Dadashev i cili vdiq mbrëmë nga gjakderdhja në tru pas një meçi boksi, ka thënë se kishte menduar ta ndalte meçin dy runde më herët seç e kishte bërë. 28-vjeçari pësoi goditje të njëpasnjëshme në kokë në rundin e 11 nga kundërshtari i tij Subrial Matias në një meç në kategorinë e lehtë të IBF-së para se trajneri i tij ta ndalte meçin, i cili u zhvilluar të premten.
Momentet e fundit të Dadashev në ring para se ai ta humbasë vetëdijen dhe të pësojë gjakderdhje fatale në tru shihen në një video të publikuar në Twitter.
Trajneri i tij McGirt ka thënë për ESPN se ai kishte menduar ta ndalte meçin në rundin e nëntë dhe 10 para se përfundimisht ta bënte në rundin e 11-të.
“Do ta ndalë, po merr shumë goditje. Të lutëm Max, më lejo ta bëjë”, dëgjohet McGrit duke i thënë boksierit rus, i cili refuzonte.
McGrit, megjithatë, e injoron refuzimin e boksierit për t’u dorëzuar dhe i thotë gjyqtarit ta ndalë meçin në fund.
Fatkeqësisht, ka qenë tepër vonë për Dadashev, sepse rusi vdiq të martën mbrëma në spital.
This video of Buddy McGirt urging Maxim Dadashev to stop fighting was hard to watch Friday, it’s even harder now. Heart-breaking. pic.twitter.com/BNjsdpJfle
— Ariel Helwani (@arielhelwani) July 23, 2019