Tila Sallaku 24 vjeçe nga Lushnja është gjetur e mbytur në Kanionet e Holtës në Gramsh , teksa forcat RENEA, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mundur të shpëtojnë nga rreziku i mbytjes 4 fëmijë të mitur.
Një grup turistësh prej 33 personash kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 turistë janë shpëtuar, mes tyre 4 fëmijë.
Ndërsa, Report tv ka publikuar pamjet e reja që shihet se si arritën që të shpëtohen katër fëmijët brenda kanionit të Holtës pas vërshimit të fuqishëm të ujërave.
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/371312343574322/?t=2