Edon Zhegrova mund të ketë qenë i pafat në shënimin e golit të tij të parë në fanellën e Baselit kundër Grasshopper këtë fundjavë, por ai mund t’i gëzohet faktit që bëri një paraqitje të shkëlqyer që ia siguroi atij dy shpërblime.
Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Zhegrova e regjistroi paraqitjen e tij të parë si titullar – dhe ishte aq pranë golit të parë po ashtu – për Baselin që prej transferimit nga Genku në fillim të shkurtit, shkruan Gazeta Express.
20-vjeçari është i huazuar te gjiganti zviceran deri në fund të këtij sezoni, por dy paraqitjet e tij të fundit, mbase mund të bëjnë Baselin të mendojë ta shfrytëzojë mundësinë që ka në marrëveshje me Genkun dhe ta blejë kosovarin për 1.5 milionë euro në qershor.
Anësori i lindur në Herford të Gjermanisë, ishte shumë pranë të shënojë në dy raste në barazimin e Baselit kundër Grasshopper të shtunën në Superligën zvicerane. Zhegrova e pranoi një top dhe pas një driblimi goditi nga rreth 25 metra, gjuajtja e tij tejet e fuqishme përfundoi pak centimetra mbi transversale.
Pak minuta më vonë, kosovari bëri një depërtim në stilin e tij të njohur “alla-Messi”, por goli iu mohua nga portieri i vizitorëve.
https://youtu.be/4F9IG1fHUUY
Përveç këtyre dy momenteve më të veçuara, Zhegrova pati një paraqitje të mrekullueshme në përgjithësi, duke u shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes, tamam në paraqitjet e tij të parë si titullar.
Kjo vetëm kaq, përfaqësuesi i Kosovës zuri vend edhe në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës.
Zhegrova nuk pati një fillim të dëshiruar në Basel, sepse në tetë ndeshjet e tij të para në klubin e ri, ai pati vetëm dy paraqitje të shkurtra nga stoli, katër herë e mbajt vetëm në stol, ndërsa dy herë të tjera s’u ftua fare.
Performanca e fundjavës mund të jetë pikë kthese për të, megjithatë, po ashtu duke qenë se Baseli nuk ka për çfarë të luajë në tetë ndeshjet e mbetura në Superligë, sepse e ka siguruar vendin e dytë dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Kjo mund të jetë një arsye shtesë për trajnerin Marcel Koller, që t’i japë më shumë hapësirë kosovarit për ta dëshmuar talentin e madh që ka dhe për ta merituar një vend në skuadër sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/