Ditët e fundit, pyetja më intriguese midis gazetarëve gjermanë që merren me industrinë e automjeteve ka qenë: Pse 9.000 vetura të reja të Mercedes Benzit janë parkuar në pistën 2.5-kilometërshe të aeroportit ushtarak “Ahlhorn” në Grosenkneten të Saksonisë së Poshtme, në Gjermani?
Sipas Radio Bremenit, bëhet fjalë për 9.000 makina me vlerë prejafro një miliard eurosh që Mercedesi është detyruar t’i heqë përkohësisht nga qarkullimi. Arsyeja edhe pse nuk është ende plotësisht e qartë, por reporterët e Radio Bremeni, kanë zbuluar se ato janë automjete të prodhuara në një fabrikë amerikane, në Alabama, që nuk i plotësojnë standardet e Mercedesit në prodhim dhe kanë disa defekte serioze.
Sipas mediave gjermane arsyeja është në defektet e cilësisë në veturatë e Mercedes -Benz të tipit GLE dhe GLS.